Filipçe: Dragan Vuçiq është hospitalizuar para tetë ditëve në gjendje të rëndë shëndetësore


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, e ka konfirmuar vdekjen e kompozitorit, muzikantit dhe moderatorit Dragan Vuçiq, i cili ishte i infektuar me coronavirus.

Filipçe thotë se Vuçiq është hospitalizuar para tetë ditëve, prej kur edhe iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është vendosur në kujdes intensiv.

“Sot në mëngjes në Klinikën Infektive nga coronavirusi ka ndërruar jetë muzikanti, kompozitori dhe moderatori jonë i njohur Dragan Vuçiq. Ai është hospitalizuar para tetë ditëve, pasi është përkeqësuar gjendja e tij dhe është vendosur në departamentin për kujdes intensiv”.

Baby Boo