Filipce: Do të saksionohet të gjithë në sekrorin privat dhe publik nëse prindërit e fëmijëve nën 10 vjeç nuk lirohen


Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se aktualisht ka 10 pacientë me koronavirus dhe të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme, por po testojnë 12 raste të reja të dyshimta, dy prej të cilave u kthyen nga Italia disa ditë më parë dhe tashmë janë me simptoma të ngjashme.

I pyetur nëse do të vendosen sanksione ndaj sektorit privat nëse nuk do të lirohen prindërit e fëmijëve nën 10 vjeç, ministri thotë se masa vlen për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe atë privat dhe do të ndëshkohet në përputhje me nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal.

– Nëse dikush nuk e ndjek rekomandimin, sanksionet do të pasojnë, pavarësisht se kush, masat zbatohen për të gjithë.

Baby Boo