Filipçe: Do të mundësojmë vaksinimin e mbi 10 mijë personave në ditë


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar sot se në pikat për vaksinim që duhet të funksionojnë edhe në gjashtë qytetet nga e dita e martë, në ditë do të vaksinohen edhe mbi 10 mijë qytetarët pa grumbullime. Ai tha se deri tani janë vaksinuar mbi 60 mijë qytetarë.

“Tani nga e hëna çdokund do të distribuohen në përputhje me numrin e qytetarëve të paraqitur vaksinat kineze në Tetovë, Kumanovë, Shtip, Kavadar, Manastir dhe Ohër do të fillojë vaksinimi, Mendoj se do të ketë sistem i cili do të mundësojë edhe mbi 10 mijë qytetarë në ditë të vaksinohen dhe të mos ketë grumbullime”, ka thënë Filipçe

Baby Boo