Filipçe: Do të bëhet skrining në rajonin e Dibrës, deri në 30 për qind e popullatës do të testohen


Ministri i shëndetësisë ka thënë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus.
Gjatë javës në funksion do të vendosen dy laboratorë shtesë, në Akademinë e Shkencave dhe Instituti për mjekësi ligjore.

“Me këtë numri i testimeve do të rritet prej 50 deri në 100 me çka do të eliminohet pritja e gjatë e rezultateve, e cila ndodhë në raste të caktuar”, tha Filipçe, raporton SHENJA.

Ai tha se 20 mijë teste kanë ardhur si donacion për skrining analizë dhe diagnostifikm të anti-trupave.

“Duke e parë se situata në Dibër është që në atë rajon nuk kemi pacientë të ri. Të gjithë po shërohen, po i presim edhe testimet e dyta dhe të shohim nëse janë negative. Do të bëjmë një skrining në numër prej 20 deri në 30 për qind të popullatës në rajonet në të cilat ka pasur masa të restrikcionit dhe të bëhet vlerësimi i imunitetit. Kjo do të jetë shembull i mirë se çfarë do të mund të presim edhe në nivel të tërë shtetit”, tha Filipçe

Baby Boo