Filipçe: Dasmat nuk ishin të lejuara, janë organizuar në të zezë


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisonin “Samo Vistina” në Kanal 5 deklaroi se opozita nuk është konstruktive dhe pyeti nëse në të gjitha vendet ku është rritur numri i të infektuarve me koronavirus, ministrat e shëndetësisë duhet të japin dorëheqje.

Filipçe më tej tha se masat të cilat i kanë propozuar për dhjetë ditë do t’i japin informacionet e para, ndërsa për një muaj do të kenë më shumë informacione për atë se si masat kanë ndikuar të numri i të infektuarve.

Dasmat asnjëherë nuk janë lejuar. Dasmat janë organizuar në të zezë”, tha më tej Filipçe.

Baby Boo