Filipçe ash*përson retorikën ndaj priftit Petar: Përpjekjet e mija personale, dukshëm që nuk vlejnë asgjë!


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nëpërmjet një kumtese për media, i ka reaguar priftit Petar, për deklaratën e tij, ku thotë se, “nga kungimi me një lugë, nuk shpërndahet virusi Covid-19”.
Në reagimin e tij, ministri këtë deklaratë e cilëson si “të pakuptimtë”, ndërkaq vlerëson, se “përpjekjet e tija” për mbrojtje nga Covid-19 gjatë festave, për priftin “nuk vlejnë asgjë”.

Ndërkaq e ka njoftuar, se institucionet fetare në shtet e rajonit kanë adaptuar ritualet në përputhje me rekomandimet anti-Covid, dhe ia kujton protokollet që duhet zbatuar nga ai gjatë festave.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të ministri Filipçe:

“Janë të pakuptimta qëndrimet e priftit Petar, kurse shumë më pak retorika me të cilën i hedh poshtë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi gjatë festës së Pashkëve. I nderuar prift, si autoritet fetar ju duhet të jeni shembull dhe të parët të qëndroni në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, si dhe të mos lejoni të përsëriten gabimet e të kaluarës. Habit pakujdesia juaj për pasojat e mundshme dhe rre*ziqet të cilat i sjellin ritualet e caktuara.

Derisa institucionet tjera fetare në vendet fqinje dhe më gjerë i ndërmarrin masat për mbrojtje dhe i adaptojnë ritualet, ju e bëni të kundërtën. Përpjekjet e mija personale të sigurojmë dialog dhe qëndrim të përbashkët, për atë se si të mbrojmë popullatën në kohë të festave, dukshëm nuk vlejnë asgjë. Dua të ju kujtoj, se në bashkëpunim me shoqatat fetare, propozuam protokolle dhe masa të cilat mundësojnë që besimtarët të kremtojnë festat duke ulur rre*zikun nga shpërndarja e virusit.

Është tejet zhgënjyese për mua, por besoj dhe për shumë qytetarë sjellja juaj injoruese ndaj këtyre përpjekjeve për bashkëpunim, por para se gjithash ndaj sigurisë së qytetarëve.
Ashtu siç përsëris shumë herë gjatë vitit të fundit, lufta me virusin është e përbashkët dhe çdo hallkë në atë zinxhir të përgjegjësisë duhet të funksionojë. Apeloj deri te qytetarët, të jenë të vëmendshëm maksimalisht gjatë festave dhe të respektojnë masat për mbrojtje”.

Baby Boo