Filipçe: Angazhimi im më i madh është që vaksinimin ta përfundojmë më shpejtë


Sot është Dita botërore e Shëndetit. Vitin e kaluar në këtë ditë ishim në fillim të pandemisë dhe të gjithë shpresonim se kjo shpejtë do të përfundojë. Një vit më vonë, bota ende po lufton me koronavirusin, me lloje të reja dhe sfida të reja, të cilat i bart kjo krizë e madhe shëndetësore. Por ky vit është vit i vaksinimit. Vit për të cilin shpresojmë se do të jetë i fundit, në të cilin jetojmë me masa, restriksione dhe kufizime. Vaksinimi është mënyra e vetme që ta mundim virusin, por për fat të keq, kjo nuk po zhvillohet me intensitetin e dëshiruar askund në botë, thotë në fjalimin me shkrim ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Ne bëjmë çmos që t’i rrisim sasitë e vaksinave në vendin tonë. Angazhimi dhe dëshira ime më e madhe është që vaksinimin ta përfundojmë sa më shpejtë. Për këtë shkak, gjithçka që është në kompetenca tona, e bëjmë tejet shpejtë dhe në mënyrë profesionale, ndërsa përgatitjen për vaksinim e kemi zbatuar me kohë dhe në mënyrë efikase. Sot kemi mekanizëm mirë të vendosur dhe efektiv për vaksinim, i cili filloi të zbatohet. Sinqerisht besoj se qasja e vogël e vaksinave në botë së shpejti do të jetë e kaluar, e pastaj, ditë e natë do të punojmë që për kohë sa më të shkurtë të vaksinojmë sa më shumë qytetarë. Kërkoj durim, mirëkuptim dhe respekt për masat derisa të tejkalohet kjo periudhë”, shtoi Filipçe.

Baby Boo