Filantropi nga Tetova Satki Gafuri: “Kur ndihmoj një familje përmbushem shpirtërisht”


Biznesmeni dhe filantropi nga Tetova Satki Gafuri, tani më i njohur për opinionin publik pas bashkëpunimeve të njëpasnjëshme me hoxhën e mirënjohur Elvis Naçi, në projekte bamirësie!
Së fundmi ka përfunduar ndërtimi i njërës nga shtëpitë, që janë në projekt realizimi në qytetin e Krujës, mes të tjerave që sot i gëzojnë familjet në nevojë, shkruan Pa Censurë.

Gafuri thotë: “Kryesisht ndihmoj familje jetime, ju kemi ndërtuar vendbanim si dhe penzion mujor deri në 500 euro, në qytetin e Deçanit, Krujës, Tetovës, Gjilanit, Ballshit si dhe në Shkup” shprehet Gafuri ku mes tjerash tregon për ndjesinë që i krijon kur u zgjat dorën nevojtarëve, ai thotë: “Përmbushem shpirtërisht kur e di që një familje në nevojë realizon kushtet njëjtë si të një familjeje europiane, nga mungesa e ushqimit në mjete teknologjike, kjo për mua është arritje e madhe, gjithçka e bëj vetëm për të përmbushur misionin tek Zoti”

Biznesmeni Satki Gafuri fillimisht ka ndihmuar nëpërmjet fondacionit “Ferdaus” por, tanimë personalisht gjendet pranë nevojtarëve! /Pa Censurë/



Baby Boo