Figurat e vjetra në BDI t’i leshojne rrugë reformës


Zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, amendamentet e opozitës në kuvend dhe përç*arjet brenda BDI-së janë evidente në opinionin publik.
Pohimet e fundit që vijnë nga grupi i të revoltuarve brenda BDI-së thonë se kjo parti po shkrihet në LSDM, andaj ata kanë vendosur të distancohen nga e njëjta.

Por analisti politik Mersim Maksuti për situatën e krijuar në kuvend thotë se faktorët politik duhet të ulen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët, sepse edhe bll*okimi që bën opozita nuk është rregull e demokracisë. Ndërsa sa i takon pretendimit të shkrirjes së BDI-së në LSDM ai thotë se nuk e beson këtë tezë, por sidoqoftë BDI-së i duhen reforma.

“Jo assesi nuk mund ta pranoj këtë tezë se B DI-ja shkrihet, nuk mund të shkrihet, nuk e besoj këtë se mund të ndodhë. Por se vërtetë duhet reforma të kësaj partie kjo është mjaft evidente, d.m.th. njerëz që kanë kontribuar në këtë parti me vite tash me decenie, duhet të jenë të bindur se shoqëria kapet për individëve të caktuar, këta duhet ta lirojnë hapësirën për reforma dhe njerëz të rinj”, tha analisti Mersim Maksuti.
Maksuti foli edhe për kandidaturat e shpallura së fundmi në Kërçovë për të parin e komunës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai thotë se këto kandidatura i sheh më shumë si dëshira individuale për tu bërë kryetar.

“Këto i shoh si dëshira individuale të aktorëve të caktuar për ambicie që të bëhen nesër kryetar komune dhe nuk i marr aq serioze të them të drejtën. Me rëndësi është se Kërçova përben një vend, një komunë specifike në raport me të gjitha komunat tjera. Pse? Sepse qenia shqiptare këtu është më e rre*zikuar, Kërçova me shumicë u takon shqiptarëve dhe ne nuk guxojmë ta rre*zikojmë këtë element nëpërmjet vetë kandidaturave të shumë individëve të caktuar të cilët kanë ambiciet e tyre për tu bërë kryetar”, shtoi Mersim Maksuti – analist politik.

Kandidaturën për zgjedhjet lokale e ka shpallur Xhevdet Spahiu i cili thotë se ka marrë dritë jeshile nga Ali Ahmeti dhe tjetri është Famir Limani i cili në këto zgjedhje del si i pavarur. Limani në emisionin ClickPlus hodhi ak*uza të rënda drejt B DI-së dhe tha se e njëjta po shkrihet në LSDM, andaj një grup prej 5 personave si Fatmir Limani, Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Sadulla Durkau dhe Blerim Bexheti janë distancuar apo po distancohen nga veprimet zyrtare të B DI-së.

Baby Boo