Figel: Integrimi fillon në shtëpi, jo në Bruksel


Ish komisioneri evropian, Jan Figel tha se zgjerimi i BE-së me vendet e rajonit nënkupton riunifikimin e BE-së që duhet të ndodhë patjetër. Ai tha se integrimi fillon në shtëpi dhe jo në Bruksel, duke porositur vendin të shfrytëzojë maksimalisht kohën për t’u përgatitur. Figel i cili njëherit ishte negocitari kryesor gjatë anëtarësimit të Sllovakisë në BE tha se integrimi kërkon konsensus mes të gjitha partive politike.

Duhet të punoni me njerëzit, me opinionin publik, me shoqërinë civile, me unionet tregtare, institucionet fetare, mediat. Reformat e bëjnë vendin më kompatibile me BE-në, andaj mos prisni derisa negociatat të fillojnë. Ju duhet vlerësim pozitiv këtë pranverë. Më e rëndësishmja në këtë proces është zbatimi, sepse vendimet qeveritare, ligjet parlamentare janë shumë më të shpejta, por zbatimi kërkon shumë energji dhe kohë”- u shpreh Jan Figel, ish komisioner evropian .

Simonida Kaçarska nga Instituti për Politikë Evropianë tha se vitet e fundit vendi ka pasur ndërprerje jo të natyrshme të përpjekjeve për t’i realizuar reformat e nevojshme për BE, andaj rifokusimi në reforma kërkon më shumë energji.

Nëse i shohim përvojat e Serbisë dhe Malit të Zi dhe mënyrën se si i gjithë procesi është më i detajuar, proces që fillimisht përfshin analizë të verifikimit sqarues, në të cilin jemi për momentin, mandej plan aksionar për hapje të kapitullit, rekomandime për hapje të kapitullit dhe derisa të vijmë në pikën e hapjes së kapitullit, në rastin tonë më të mirë, kjo do të ndodhë në fund të vitit 2021”- tha Simonida Kaçarska nga Instituti për Politikë Evropiane, njofton Alsat-M.

Në debatin rreth kapitullit 23 të procesit të verifikimit, që ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat themelore Figel ndër tjerash tha se kur respektohen të drejtat ka drejtësi, ndërsa kur ka drejtësi ka paqe, e cila është edhe thelbi i BE-së.

Baby Boo