Fifi: “Ti shkëlqen ndryshe kur je me të vërtet e lumtur”


Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, gjatë vitit që lamë pas ka qenë ndër yjet më të komentuar në showbizin shqiptar. Kjo pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP, që e riktheu në qendër të vëmendjes për çdo lëvizje që ka bërë.
Ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ndërsa shpesh publikon imazhe e video të ndryshme me fansat.

E njëjta këtë herë ka shpërndarë një tjetër imazh në Instagram, nëpërmjet të cilit thotë: “Ti shkëlqen ndryshe kur je me të vërtet e lumtur”.
Përkundër sfidave që ka hasur në vitin e kaluar, ajo duket se e ka marrë veten dhe se po ndihet e lumtur.
Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit, meqenëse ndiqet nga më shumë se 700 mijë njerëz. Filloreta (emri i plotë) vitin e kaluar korri suksese të mëdha edhe në muzikë.

https://www.instagram.com/p/CYMIeQUNoIU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=89d0286c-8892-46ea-9984-e6818af622d4

https://www.instagram.com/p/CYPN6-ktSpP/?utm_source=ig_embed&ig_rid=17b7235f-7f07-468e-84b9-2c6dc44f51f7

Baby Boo