Fifi e mban premtimin, bën tatuazh nofkën me të cilën e thërriste Donaldi në Big Brother VIP


Këngëtarja Fifi është shquar si një prej banoreve më dinamike brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Përbrenda ajo i kishte dhënë një premtim banorit tjetër të shtëpisë, Donaldit – se do të realizonte një tatuazh të veçantë me fjalën me të cilën e thërriste ai në shtëpi.

Gjatë kohës sa Fifi ka qenë brenda, Donaldi e kishte zakon ta thërriste “filoqyl” – fjalë kjo të cilën tashmë Fifi e ka të vizatuar në trupin e saj.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “Marova”, ka shfaqur tatuazhin në fjalë, të cilin e ka realizuar në dorën e saj.

Krahas fjalës “filoqyl”, ajo ka etiketuar edhe profilin e Donald Veshajt në Instagram, për ta bërë kështu të ditur që e ka çuar deri në fund premtimin e saj.
Fifi ka qenë një prej banoreve më të komentuara në edicionin e sivjetmë të Big Brother.
Ajo vendosi që të tërhiqet nga gara javë më parë, duke zbuluar si arsye faktin se ka nevojë të punojë me veten, pas stresit që i kishte shkaktuar izolimi. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CXO_id_t3CF/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f6beec79-5ab1-446e-a4c2-508c9ab87e8a

Baby Boo