FIFA solli vendim për Xhakën dhe Shqirin!

FIFA ka vendosur që të mos dënojë Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për festimin e tyre duke bërë me duar shenjën e shqiponjës në ndeshjen ndaj Serbisë.

Baby Boo

Nga dënimi ka shpëtuar edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichsteiner, i cili bëri edhe ai shqiponjën në shenjë mbështetjeje për shokët e ekipit.

Federata Serbe kishte kërkuar që FIFA të reagonte ndaj këtij gjesti. FIFA e mori parasysh një kërkesë të tillë dhe nisi hetimin. Nëse do të dënoheshin, dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës dhe kapiteni i saj do të mungonin në dy ndeshjet e ardhshme të Botërorit.

Zvicra, që ka 4 pikë pas barazimit me Brazilin dhe fitores me Serbinë, do të luajë ndeshjen e fundit të grupit me Kosta Rikën