Fi Bau ka promocion për të gjithë ju që dëshironi të bleni materiale ndërtimore!


Planifikoni të ndërtoni? Planifikoni të renovoni?
Nëse nuk dini ku të filloni me kalkulimin e çmimeve për materialin ndërtimor, mos filloni pa FIBAU.

Çmime para-sezonale për materialet dhe për mjetet e ndërtimit. Fleksibil në çmime, korrektësi dhe transport falas.

FIBAU gjithashtu ofron kushte për shitës të specializuar në furnizimin me materiale ndërtimore. Prandaj, nëse kërkoni bashkëpunues për furnizimin e shitores suaj, nuk gaboni me vizitën e juaj.

Shkoni te FIBAU, shkoni te partneri që furnizon gjigandët e ndërtimit.

Përvoja 28-vjeçare e themeluesve të FIBAU në tregun për materiale ndërtimore rrotullohet rreth një ideje: “Çdo person duhet të jetë në gjendje të përmbushë ëndrrën e tij për të pasur një shtëpi”.

Ky qëllim është ndërlidhur në biznesin e përditshëm të FIBAU që në fillim. Ndryshimet e përgjithshme ekonomike nuk e kanë ndryshuar këtë përcaktim që kanë. Përkundrazi, më shumë se kurrë më parë, ekipa e FIBAU po punon pa u lodhur për të përmirësuar dhe ofruar kushte më të mira për blerjen e materialit ndërtimor.

Departamenti i kualifikuar i logjistikës kërkon gjithmonë rrugët e transportit më të shpejtë, më efikas dhe me emitim më të ulët. Të gjithë përfitojnë nga dorëzimi dhe procesimi i shpejtë.
Departamenti i marketingut analizon një sërë të dhënash në mënyrë që t’ju mbështesin me oferta edhe më të mira dhe shërbime optimale. Falë trajnimeve të tyre, ekipet e konsulencës janë gjithmonë të përditësuar me njohuritë më të fundit në mënyrë që asnjë kërkesë të mos mbetet e pazgjidhur.

Baby Boo