FFM pezullon stadiumin e Tetovës


Pas incidenteve të ndodhura në derbin Shkëndija – Shkupi të luajtur në fundjavën që lamë pas në kuadër të xhiros së 32-të në elitë, Komisioni për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të pezullojë fushën në stadiumin e Tetovës. Duke u bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, është vendosur që procedura e mëtutjeshme të dërgohet deri te Komisioni Disiplinor. Këta të fundit pritet të marrin vendim përfundimtar për çështjen në fjalë. Në bazë të rregullores, stadiumi në Tetovë mund të pezullohet nga 3 deri në 10 ndeshje, plus klubi kuqezi të ndëshkohet me të holla.

Baby Boo