Festivali UNUM, radhë kilometrike e makinave në hyrje të Shëngjinit


Dyndja e njerëzve për të ndjekur festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike që po zhvillohet prej të enjtes në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka krijuar trafik të jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme.

Radhë kilometrike automjetesh nga hyrja e Shëngjinit drejt Ranës së Hedhun, ndërsa ky fluks duket se ka gjetur të papërgatitur policinë.Në terren janë parë efektiv të pakët policie për të normalizuar lëvizjen, teksa të gjitha rrugët e Shëngjinit janë bllokuar.

Festivali do të zgjasë deri ditën e martën.

Baby Boo