Festim Halili: “Nën numrin rendor 10, kërkoj besimin tuaj për anëtar të Kryesisë së Degës së Tetovës”


Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të BDI-së nga Tetova, që të dalin në zgjedhjet për kryesinë e re të degës së BDI-së në Tetovë. Në listën e përbërë nga 50 konkurues, Halili ka bërë të ditur që në këtë garë ka numrin rendor 10 dhe kërkonn besimin e votuesve për anëtar të Kryesisë së Degës së Tetovës.

Këto zgjedhje do të mbahen ditën e diel me datë 19 qershor.
“Një përgjegjësi të tillë kërkoj nga ju tani, me shpresë se nuk do të ju zhgënjej, ashtu siç nuk ju kam zhgënjyer deri më tani. Këtë ndjesi kam nga vlerësimet tuaja të përditshme për punët e mia të deritanishme. Andaj, nëse ende më vlerësoni, ju ftoj që të më ngarkoni edhe me një përgjegjësi”, ka shkruar Halili më tutje.
Postimi i plotë i Halilit:
https://www.facebook.com/festimh/posts/pfbid02AgCFmQ7Ak5qir8Rc74Hum65h96oVosd56cLRubh9NgCCkhGc7AKmeChuA3v1G5PUl

Baby Boo