Festim Halili: “Nder dhe sfidë të jesh folës “Keynote speaker” në Konferencën “International Conference on Computing, Networking, Telecommunications & Engineering Sciences Apllications 2022″”


Festim Halili: “Nder dhe sfidë të jesh folës “Keynote speaker” në Konferencën “International Conference on Computing, Networking, Telecommunications & Engineering Sciences Apllications 2022″”

Drejtori i FIZHT, Festim Halili së fundmi ka marrë pjesë në njëkonferencë të organizuar nga institucioni me renome shkencore IEEE, me titull International Conference on Computing, Networking, Telecommunications & Engineering Sciences Apllications 2022. Halili tha se pjesëmarrja në këtë konferencë është një nder dhe sfidë për të, ku përveç kësaj Halili ishte edhe folës “Keynote speaker” aty.

Në prani të IT inxhinierëve nga vendi dhe bota, Halili theksoi se FIZHT, si një institucion udhëheqës qeveritar për mbështetjen e ndërmarrjeve inovative të vogla dhe të mesme, është gjithmonë në anën e ideve të sipërmarrësve të rinjë, të cilët kanë ambicie të transformohen në marka të suksesshme. Për këtë flet fakti që FIZHT në portofolin e tij ka mbështetur mbi 900 projekte inovative përmes instrumenteve financiare, mbi 50 projekte të mbështetura përmes sfidave tematike, 31 kupona inovacioni, 100 projekte shkollore dhe 3 fab laboratorë, shtoi tutje Halili.
Postimi i plotë i Halilit:
Nder dhe sfidë të jesh folës “Keynote speaker” në kuadër të Konferencës së organizuar nga institucioni me renome shkencore IEEE, me titull International Conference on Computing, Networking, Telecommunications & Engineering Sciences Apllications 2022.
Në prani të IT inxhinierëve nga vendi dhe bota, theksuam se FIZHT, si një institucion udhëheqës qeveritar për mbështetjen e ndërmarrjeve inovative të vogla dhe të mesme, është gjithmonë në anën e ideve të sipërmarrësve të rinjë, të cilët kanë ambicie të transformohen në marka të suksesshme.
Për këtë flet fakti që FIZHT në portofolin e tij ka mbështetur mbi 900 projekte inovative përmes instrumenteve financiare, mbi 50 projekte të mbështetura përmes sfidave tematike, 31 kupona inovacioni, 100 projekte shkollore dhe 3 fab laboratorë.

Baby Boo