Festë tre ditore me birra e muzikë para Xhamisë së Bulqizës


Një festë tre ditore do të mbahet në qytetin e Bulqizës me muzikë e pije alkoolike.

Festa është caktuar të mbahet në parkun e qytetit përballë me ish-komitetin. Por aty pranë ndodhet edhe Xhamia e qytetit.

Fakti që shumë pranë Xhamisë kanë ngritur pikat e shitjes së birrave, ka shkaktuar jo pak revoltë te besimtarët myslimanë.

Ata janë shpehur se një gabim i tillë, me apo pa dashje, nuk duhet të kishte ndodhur prej organizatorëve.

Baby Boo