Festë në Serbi: Gëzohen që Glauk Konjufca po e shkarkon Vlora Çitakun, ‘tmerrin e Dacicit’


Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i ka propozuar presidentit Hashim Thaçi, që të shkarkohet nga pozita diplomatike Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

E ky lajm ka ngjall reagime dhe festë në Beograd, mediat serbe kanë raportuar për propozimin e Konjufcës që Ambasadorja Çitaku do të shkarkohet së bashku me gjashtë ambasadorë të tjerë.

Tanjugu serb, Novosti, Blic.rs, Danas dhe medie të tjera serbe ka raportuar sot për lajmin se Çitaku do të shkarkohet.
Reagime të shumta të serbëve ka pasur në Facebook dhe këtë e kanë pritur si lajm të mirë për Serbinë, pasi siç e quajnë ata Vlora Çitakun si ‘tmerri i Dacicit’ nuk do të ketë përballje të vështira me shtetin serb dhe tani do ta kenë më të lehtë

Më poshtë keni disa foto nga raportimi i këtyre medieve serbe.

Baby Boo