Festë në familjen e Jakup Krasniqit, e bija me fjalë emocionuese për babain


Gresa Krasniqi, e bija e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit, ka bërë një shkrim emocional për babain. Ajo sot ka shkruar për një festë të rëndësishme në familje, 29-vjetorin e martesës së prindërve.

Gresa shkroi se po vazhdojnë ta presin me padurim dhe të festojnë për dashurinë e tyre. Ish-zëdhënësi i Shabit të Përgjithshëm të UÇK-së Jakup Krasniqi, po qëndron në Hagë pas aktakuzës së ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Shkrimi i plotë:
Babi,
Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron. Sot po festojmë, e pranë nesh, ndonëse me trup jo, je dhe ti në zemrat dhe mendjet tona.

Po festojmë për ty, për dashurinë tuaj!
Të presim me padurim

Baby Boo