Festat e Nëntorit, Tirana “vishet” me flamuj Kuq e Zi


Atmosfera festive ka nisur që të ndihet në kryeqytet. Apelit të Kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i janë përgjigjur me qindra familje në Tiranë. Thuajse çdo pallat apo shtëpi private ka filluar që të vishet me ngjyrat kombëtare dhe është vendosur edhe simboli ynë kombëtar, flamuri kuq e zi.

Festa e madhe e Pavarësisë pritet që ta kthejë për të dytin vit radhazi sheshin “Skënderbej” në një pikëtakimi për të gjithë ata që ndihen patriotë, atdhedashës, e që e duan dhe e nderojnë tokën tone.

Sikurse është bërë tashmë traditë, me rastin e festive kombëtare Tirana mbledh qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Festimet do të kulmojnë me Natën e Bardhë, e cila rezervon një larmishmëri aktivitetesh në Tiranë. Ekspozita, opera, filma, koncerte deri në orët e para të mëngjesit si dhe një superkoncert me të ftuar special.

Baby Boo