Festa e serbëve në veri të Mitrovicës me kallashnikov pas fitores së Vuçiç, policia nis hetimet (video)


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet pasi persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në veri të Mitrovicës për të festuar fitoren në zgjedhje të Aleksandër Vuçiçit. Të dielën e 3 prillit, në Serbi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku në orët e vona Aleksandër Vuçiç dhe partia që ai udhëheq SNS, shpallën fitoren.

Pas kësaj serbët në veri të Mitrovicës, kanë dalë për të festuar me makina ku kanë përdorur edhe armë dhe mjete piroteknike, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë policia ka njoftuar se kanë nisur hetimet për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike”, thuhet në raportin e policisë.

Nga pamjet që ka siguruar Telegrafi dëgjohen të shtënat me kallashnikov.

Baby Boo