Festa e 1 majit ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë


Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon qytetarët se në përputhje me Ligjin për festat të RMV-së “1 maj” e (e enjte) Dita e punëtorëve është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Social të gjithë qytetarëve ua uron festën.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe për “Sitel” tha se ditën e enjte do të merret vendim nëse do të ketë karantinë për 1 maj.

“Është shumë herët të thuhet nëse do të ketë karantinë tre-ditore për fundjavën e ardhshme ose festat e ditës së majit. Në varësi të numrit të pacientëve të rinj, në bashkëpunim me Komisionin për sëmundje infektive dhe analizën e tyre, bashkërisht do të marrim vendimin që me siguri do të shpallim të enjten. Është e vështirë të jesh i mbyllur, por me këtë masë ne jemi në gjendje të ballafaqohemi me sukses me coronavirusin. Kjo është një kohë kur të gjithë duhet të përmbahemi për të mirën e të gjithëve”, tha Filipçe.

Baby Boo