Fero: Vajza ime dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë


Reperi nga Ferizaj, Feronit Shabani dhe modelja e njohur Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në muajin Prill.
Lajmi për shtatzëninë e Arbenitës erdhi befasi, pothuajse menjëherë pasi dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Vajzën e tyre e quajtën Nina, e sigurisht ashtu si pritej nuk mungojnë fotografitë e shumta në rrjete sociale nga çifti, që duket se janë jashtëzakonisht të lumtur.
“Një nga dhuratat më të mëdha që kam marrë është vajza ime 💞” ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë së fundit, ku shihet duke mbajtur në krahë të voglën.

Baby Boo