Fero tallet me Kurtin: 2-3 palë çorape me i veshë, shishet me ujë të nxehtë me i futë nën qebe


“Meme” të ndryshme janë bërë në rrjete sociale, duke qenë se Termokosi ka dy ditë që nuk po punon në Prishtinë.
Madje në konferencë për media dje, kryeministri Albin Kurti tha se gjatë këtyre ditëve është ngrohur me batanije.
Kjo gjë nuk ka lënë pa u komentuar edhe nga reperi Fero i cili është tallur me Kurtin.
Tutje ai ka publikuar edhe dy video, derisa dëgjohet duke thënë se do fus shishe me ujë të nxehtë nën batanije.

“Shishet e ujit mi nxeh me ujë të nxehtë e mi shti ner qebe, qeshtu me qu qet dimër” tha ai duke ironizuar me Kurtin. Theksojmë se gjatë ditës së djeshme Fero ka nisur grumbullimin e 235 mijë eurove në platformën “GoFundMe” për realizmin e albumit të tij.
Përmes një postimi ai shkroi se i duhen 200 mijë paund që albumi i tij në Britani të Madhe të realizohet dhe fansat të kenë mundësinë të dëgjojnë këngët e tij. /Reporteri.net/

Baby Boo