Fero lirohet nga paraburgimi


Në media kishte qarkulluar një video e tij, ku shihej duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari në veturën e tij. Sot ( e martë), Fero është liruar nga paraburgimi. Lirimin e reperit e ka konfirmuar avokati i tij, Ilir Shaqiri.

“Po e konfirmoj që është liruar nga paraburgimi Fero. Sot është mbajtur seanca fillestare për çështjen penale ndaj tij. E ka pranuar fajësinë dhe ka shprehur shumë keqardhje për situatën që ka ndodhur, ka qenë i thyer rëndë edhe me fjalë edhe me gjeste nga i dëmtuari, janë pajtuar familjarisht Fero dhe i dëmtuari, dhe ka përfundu kjo çështje.”, tha avokati i reperi. Reperit i ishte caktuar dënimi prej 30 ditësh./lajmi.net/

Baby Boo