Fero kërkon nga fansat 200 mijë euro për ta ndihmuar në realizimin e albumit


Reperi i njohur kosovar, Fero, ka kohë që ka paralajmëruar për albumin e tij të ardhshëm.
Pak kohë më parë Fero njoftoi se nuk do ta realizonte albumin për disa shkaqe të panjohura, por kjo ra poshtë pasiqë reperi mbrëmë përmes Instagramit se albumi do të publikohet, shkruan Pa Censurë.

Ajo që bëri më shumë përshtypje ështe se reperi kërkon nga fansat e tij një shumë parash për realizimin e albumit.
Në platformën e “gofundme” reperi ka organizuar këtë mbledhje fondesh, dhe shuma që kërkon ai për ndihmë është mbi 200 mijë euro.

Deri tani prej ditës së djeshme, Fero ka arritur të grumbullojë 715 euro nga fansat e tij./Pa Censurë

Baby Boo