Fermerit kosovar i di*gjen tetë mijë zogj të pulave


Një fermë e pulave në lagjen “Bajram Curri” në Prizren është përfshirë nga zjarri. Si pasojë e zjarrit, janë dj*egur tetë mijë zogj të pulave dhe një pjesë e fermës.
Policia ka bërë me dije se janë duke e he*tuar rastin dhe se për ngjarjen është informuar edhe prokurori.

“Lagjja Bajram Curri, Prizren 04.06.2021-06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ferma e tij e pulave është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, të lënduar nuk ka, ndërsa janë djegur rreth 8,000 (tetëmijë) zogj të pulave dhe po ashtu është djegur edhe një pjesë e fermës-objektit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raport.

Baby Boo