Fermerët nga Australia thonë se ‘pandemia e minjve’ është më e rëndë se koronavirusi


Një fermer australian e ka krahasuar sot përhapjen masive të minjve në vend si “të përpiqesh të ndalosh përhapjen e Covid në një kroçerë” teksa vendi përballet me infektimin më të madh nga minjtë në 30 vjet.
Ferma prej 1000 hektarë e Mick Harris në rajonin e New South Wales është një nga mijëra që po shkatërrohen nga minjtë në makthin më të rëndë që ai ka parë ndonjëherë.

35-vjeçari thotë se një qetësi relative e ditëve të fundit do të thotë se minjtë po rigrupohen para sezonit të mbjelljeve të pranverës”.
“Është si të përpiqesh të ndalosh përhapjen e Covid në një kroçerë,” thotë ai.
“Nëse disa kabina janë të kontaminuara, përhapja do të vazhdojë”.

Teksa në Australi po afron dimri, pronarët e makinave e shtëpive po përballen me problemin se minjtë po kërkojnë ambjente më të ngrohta për të jetuar.
Vershimet e minjve janë shkaktuar një zjarr në Narrabri, dhe kanë nxjerrë jashtë përdorimi dhjetra makina.
Shumë banorë kanë vendosur tasa uji në këmbët e tavolinave e krevateve për të ndaluar që minjtë të ngjiten te ata.

Muajin që kaloi gruaja e një fermeri u dërgua në spital pasi një mi e kafshoi në sy teksa flinte. Mick e familja e tij janë sulmuar prej tyre, teksa kujton sesi një mëngjes u zgjua papritur teksa një mi ecte mbi fytyrën e tij.
“Ndjeva një ndjesi gudulisëse, leshtore, që erdhi nga prapa veshit në faqet e mia”.
“Më bëri lëkurën të më ngriheshin qimet përpjetë. Nuk arrita të flej gjithë natën dhe vendosa carqe minjsh poshtë krevatit.”

Vërshimi i minjve është më i madhi në Australi në 30 vitet e fundit teksa rajonet e Queensland, Victoria, Australisë jugore po përgatiten për dëme prej $750 milionë në të mbjella.
Ndërkohë kafshët predatore të Australisë dhe ato detare po shijojnë ushqimin e bollshëm që është shfaqur teksa me epideminë e minjve është raportuar shtimi i numrit të gjarpërinjve helmues.

Dhjetra miliona minj po përhapin terrorin e tyre nga Brisbane deri në Melbourne prej një viti, teksa autoritetet po kërkojnë aprovimin e përdorimit kundër tyre të një helmi të ngjashëm me napalmin briomadiolon.
Por briomadiolon është vrasës gjithashtu për shumicën e bagëtive dhe kafshët e fermave.

Baby Boo