Fermerët filluan të sigurojnë të mbjellat


Rritje prej 60% e sigurimit bujqësor që nga fillimi i vitit. Fermerët që në vitet e fundit shumë rrallë i siguronin të mbjellat nga fatkeqësitë natyrore, tashmë kanë filluar të blejnë polisa të sigurimit. Pas rënies së madhe të sigurimeve bujqësore në vitin 2016 dhe 2017, shifrat e Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve në gjysmën e parë të vitit tregon një rritje drastike. Sipas Agjencisë edhe pse shteti në vitet e fundit drejtpërdrejtë i kompensonte fermerët, të mbjellat e të cilëve u shkatërruan nga moti i ligë, besimi i fermerëve ndaj kompanive të sigurimeve shënon rritje. Thuhet se kjo është për shkak të kompensimit të shpejtë dhe korrekt.

Ne e dimë se në dy vitet e fundit qeveritë kanë dërguar mesazh se ata do t’i kompensojnë direkt fermerët. Jemi të vetëdijshëm se ndryshimi global i klimës është shumë i shpeshtë dhe ndikon negativisht në rendimentet dhe të mbjellat. Përvojat tregojnë se kompanitë e sigurimeve janë ata që mund të paguajnë kompensime korrekte dhe të shpejta të dëmeve – tha Klime Poposki, Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.

Të dhënat e Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve tregojnë rritje të biznesit të sigurimeve në gjashtë muajt e parë të vitit për 6.3%. Këstet e përgjithshme në sigurimin e pronës janë rritur për 5%, ndërsa tek sigurimi jetësor, rritja është për 14%.

Aleksandra Spasovska

Baby Boo