Ferma e gomereve, “ilaci” i mbijeteses (VIDEO)

Këtu gomerët jetojnë si anëtarë të familjes. Meliha Dzindo dhe bashkëshorti i saj janë kthyer vonë pas luftës së Bosnjës në Vlasotince në republikën e serbëve shumicë, dhe aty jetojnë si myslimanë.

Baby Boo

Kishin provuar zanate të ndryshme në një vend papunësie, por sëmundja e të birit u solli zgjidhje bashkë me ilaçin.

“Fqinjët tanë e dinin për rastin e djalit tonë dhe njerëzit na zunë derën duke kërkuar qumësht dhe kërkesat u rritën shumë”.

Qumështi thonë bënë ilaç, por sasia është e vogël dhe duhen 5-8 ditë për një litër që kushton rreth 50 Euro. Ilaç për sëmundje mushkërish e frymëmarrjesh, por edhe për bukuri. Dashuria për gomerët është gjithçka në këtë vend.

“Është një gjë e veçantë dhe njerëzit befasohen si një gjë e rrallë dhe vinë vëtëm për t’i parë”.

Shumë njerëz vijnë për ndihmë dhe gjithçka është e shitur paraprakisht. Familja është e angazhuar rreth trajtimit të kafshëve dhe të gjithë kanë nga një emër.

Njerëzve në hall u ndihmojnë gjithmonë pasi e nisën për ilaç dhe u kthye në një biznes të qëndrueshëm në një vend ku 80 për qind e banorëve kanë ikur. Qumështi shëroi për ta plagët e jetës.

Restorant Lumare