Ferizajasit ia vjedhin “Mercedesin” dhe ia djegin në rrugë, flet pronari (FOTO)


Skender Sylës mbrëmë me të arritur në shtëpi i është vjedhur vetura e tipit “Mercedes” në Ferizaj.
Syla ka thënë se në mbrëmjën e së premtës i është vjedhur vetura para shtëpisë, të cilën pastaj e kanë gjetur të djegur në fshatin Sojevë.

Pronari i veturës ka thënë se familja e tyre nuk është në konflikt me askënd dhe nuk e di kush ka mundur ta bëj atë.
“Mbrëmë në ora 23:40 kam ardh në shtëpi dhe e kam lënë veturë, në mëngjes kur jam zgjuar nuk e kam gjet aty dhe e kam lajmëruar rastin në polici. Më vonë më kanë lajmëruar se vetura është gjetur e djegur në një fshat.

Ne nuk kemi probleme me askënd, jemi një familje e respektuar dhe i respektojmë të gjithë andaj nuk kemi pasur konflikte me askënd, nuk kam ndonjë të dyshuar”, tha ai për IndeksOnline.
E, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi, për IndeksOnline tha se është raportuar për një veturë të djegur në fshatin Sojevë, e më vonë është lajmëruar vetura e njëjtë që është e vjedhur.

Gashi tha se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet policor për të zbardhur këtë rast.
“Fillimisht është raportuar se është djegur një veturë në rrethana të panjohura, njësia e zjarrëfikësve dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk ka pasur persona të lënduar kurse më vonë rasti është lajmëruar nga pronari për veturën e vjedhur. Vetura është gjetur në një rrugë të fshatit Sojevë. Policia po i kryen veprimet policore lidhur me zbardhjen e rastit”, tha ai.

Baby Boo