Feriz Dervishi flet për incidentin dhe vrasjen në Reçicë


Anëtari i kryesisë së degës së BDI-së në Kumanovë, këshilltari Komunal dhe familjar i viktimës së sulmit në Reçicë Naip Rexhepi, Feriz Dervishi në një prononcim ekskluziv për Alsat M thotë se incidenti i dy dite më parë nuk ka të bëj më politikë. Dervishi thotë se tashmë i ndjeri Naip Rexhepi disa herë ishte provokuar por që nuk kanë dashur t’i kushtojnë vëmendje provokimeve siç i quan ai të ulëta, informon Alsat-M.

Dervishi duke u thirrur në emër të familjes Rexhepi, apelon që emri i viktimës të mos keqpërdoret për përfitime politike. Nga ana tjetër, duke komentuar mbledhjen e dy fraksioneve të Kumanovës me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, Dervishi tha pas mbarimit të të gjitha procedurave, ish nënkryetari i integristëve, Nazmi Beqiri ishte kërcënuar.

“Në atë mbledhje u zgjodh kryetari i degës së Kumanovës, por për fat të keq pasi që ishin 6 vota kundër dhe 34 ishin për si për listën ashtu edhe për Fatmir Idrizin, në fund Nazmi Beqiri na tha “mirë, por unë do të ju shemb”. Mbrëmë shoh se ka shkruar disa gjëra në rrjetet sociale të cilat nuk kanë bazë dhe për këtë dyshoj se dikush e ka ndihmuar këtë punë dhe këtë tragjedi që na ndodhi neve familjes Rexhepi dhe gjithë miqve dhe shokëve. Ai në fjalën e vet tha se do t’ju shembi dhe shembje dhe dridhje më të madhe nuk mund të ketë se sa kjo që ndodhi në befasi. Për neve kjo është një shok dhe akoma jemi në stres të thellë, për shkak të humbjes së Naip Rexhepi pasi që ai ka qenë një aktivist i denjët i cili i ka pri aksioneve pozitive”, Feriz Dervishi, këshilltar i BDI-së në Kumanovë.

Nazmi Beqiri mbrëmë në profilin e tij në rrjetin social Facebook tha se vrasja në Reçicë ka ndodhur pas mbledhjes së grupeve rivale për kryesimin e degës së BDI-së në Kumanovë. Madje Beqiri shpjegoi se nga kreu i BDI-së ka kërkuar që kjo mbledhje të anulohet deri në qetësimin e gjakrave. Në shtator të vitit kaluar, pak javë para zgjedhjeve lokale, Beqiri me mbështetësit e tij kishte dalë kundër listave të propozuara për këshilltar komunal, kur dega e partisë kishte zgjedhur Fatmir Idrizin për bartës liste, aktualisht kryetar i degës së BDI-së për Kumanovë.

Mund të jenë të njëjtit njerëz në rast se votohen aty ku duhet. Për ndryshime nuk do të pranohen. Jo vetëm që do të bojkotohen por edhe do të luftohen – u shpreh Nazmi Beqiri, Anëtar i BDI-së .

Më 5 prill në selinë e BDI-së në Tetovë, dy fraksionet e këtij subjekti nga Kumanova realizuan takim me kreun e partisë. Në mbledhjen e asaj dite për kryetar dege është caktuar Fatmir Idrizi. Burime partiake për Alsat M bëjnë të ditur se brenda hapësirave partiake, situata nuk ka qenë e tensionuar por një zënkë mes dy personave pjesëmarrës ne mbledhje ka bërë që pas grupet e tyre të takohen në rrugë për t’u përleshur kështu fizikisht dhe më pas edhe me armë. Dega e Kumanovës la viktima edhe në vitin 2015, ku si pasojë e mos marrëveshjes për kryesimin e saj, jetën e humbi Xhemail Rexhepi i njohur si Komandant Shqiponja.

Baby Boo