Ferdonije Qerkezi: Qysh me i falë kriminelët serbë, ma kanë humbë një shtëpi me njerëz


Në ditën e të pagjeturve, Ferdonije Qerkezi që gjatë luftës ka humbur burrin me katër djemtë, ka folur në emisionin Frontal në T7 edhe për deklaratat e fundit lidhur me amnistinë e krimeve të luftës.

Qerkezi ka deklaruar se nuk mund të falë dikë që ja ka vrarë një shtëpi me njerëz.

“Unë nuk e ndëgjova direkt, po në rrjete sociale komentet. Unë si nanë, kur ai si ka fol ai e ka përly veten, pastaj edhe kombin shqiptar, na sjemi shku në Serbi me na mbytë, ata janë ardhë te na na kanë hy nëpër shpija, na kanë vjedhë na kanë djeg, qysh falet ai? Edhe pse nuk të ka ra ty duhesh me ma ditë. Një shpi ma ka hup qysh falet? Ai vjen apet vepron si para 21 vjetëve. Unë e kam ni veten të thyme, me i fol ato fjalë si një i shkolluar, jam habitur shumë. Zotit po ja lo atë punë”, ka deklaruar ajo.

E njëjta thotë se ata që ja vranë burrin e fëmijet janë të lirë, e se disa herë rrëfimin e saj e ka dhënë edhe para hetuesve ndërkombëtar.

“Janë të lirë, kerrin e bashkëshortit tem e kanë pa në veri të Mitrovicës, as kur ka qenë UNMIK’u ktu as EULEX’i. Unë kam dëshmi, sa polici ndërkombëtar është ardhë në shpi te unë s’mundesh me marrë me mend”, shtoi ajo.

Qerkezi ka treguar edhe se si i kalon ditët, e për një gëzim që e ka pasur pas shumë vitesh.

“Një ditë e jemja është shumë e vështirë, kur është një shpi me tetë anëtar e me mbetë vetëm, po tash unë i kam gratë e vëllezërve, kojshitë, mahallën, një ditë kur s’dal në oborr më marrin në telefon e më thirrin me pi kafe.

Mas 20 vjete kum pas një gëzim, në përvjetorin e të zhdukurve në shkollë të Gjimnazit e kishin pas përgatit një program të mirë, që i kanë përkujtu nxënësit që janë kanë në gjimnaz në 99”, ka thënë ajo.

Baby Boo