Fërçkovski: Bizneseve të mëdha t’i merren nga 30% të fitimit


Profesori universitar Lubomir Fërçkovski theksoi se bankave dhe bizneseve të mëdha duhet t’i merren nga 30% të fitimeve të tyre.

Sipas tij, Qeveria të mos frikësohet që të prekë kapitalet e mëdha dhe bankat. “T’i merret edhe nga 30% të fitimit për tu përballur me koronavirusin. Kjo praktikë po zbatohet në Poloni”, theksoi për TV24, Fërçkovski. Ai tha se pas kësaj pandemie, Qeveria mund të krijojë një shoqëri të socializuar.

Profesori i së drejtës në Universitetin e Shkupit propozon që Kuvendi duhet të thirret, edhe pse është i shpërndarë, ndërsa Qeveria duhet të ketë kujdes me kufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Baby Boo