Fëmijët “vër*shojnë” kabinetin e Artan Grubit (VIDEO)


Sot, me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve, kabineti i Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi është “vër*shuar” nga një grup fëmijësh për të festuar këtë ditë.

“Sot më 1 qershor Ditën e fëmijëve, zyra ime u takoi pikërisht atyre. Zbavitje, edukim, mbledhje, detyra…E ardhmja u takon brezave te rinj. Dita e fëmijëve, fëmijët e ardhmja jonë”, ka shkruar në rrjetet sociale Grubi pas kësaj pritje.

Dita e sotme njihet si Dita ndërkombëtare e fëmijëve. U vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e
Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit
filloi të festohet në shumë vende të botës.

Baby Boo