Fëmijët u dogjën, askush nuk mori përgjegjësi, reagon sektori joqeveritar


Në rajonin e Velesit, ku para pak kohësh ndodhi tragjedia në të cilën nga zjarri humbën jetën tre fëmijë nga një familje në rrezik social, ka 1.132 familje shfrytëzuese të ndihmës sociale, nga të cilat më të prekura janë tetëdhjetë. Dilema në opinion është se si dhe a mund t’iu ndihmohet. Hetimi ende nuk ka përfunduar, ndërsa sektori joqeveritar kërkon përgjegjësi.

Gabrijella Gijovska, punëtore sociale, thotë se në nëntor të vitit të kaluar Qendra për Punë Sociale ka kryer inspektim në shtëpinë e familjes dhe që nga atëherë nuk kishte kurrfarë prononcimi nga askush, që sipas konstatimit nga personat profesionistë, nënkuptonte se prindërit përkujdesen për fëmijët. Ajo potencon se shumë familje në vend jetojnë në kushte të ngjashme – të papërshtatshme, por, se kjo nuk ishte shkak që fëmijët tu merreshin prindërve.

Nga Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi kërkojnë përgjegjësi nga Qendra për Punë Sociale në Veles, se sa dhe a kujdeseshin për familjen, anëtarët e së cilës, sepse ishin të papunësuar edhe nëna edhe babai ishin shfrytëzues të ndihmës sociale, prandaj që t’i ushqejnë fëmijët duhej të grumbullojnë edhe shishe të plastikës.

Sipas drejtorit të Ambasadës së parë të fëmijëve Dragi Zmijanac kompetentët mundeshin që prindërve ose të paktën njërit prej të dyve t’i siguronin punë dhe me këtë do t’i mundësohej ekzistencë më e mirë fëmijëve. Ai gjithashtu përmend edhe një alternativë tjetër regjistrimin e fëmijëve në një prej kopshteve të qytetit, që në momentin që prindërit duhet të punonin ata të ishin të sigurt.

Zmijanac pyet se si autoritetet kompetente kanë konstatuar se familja ka kushte të mira për jetesë dhe mbikëqyrje të fëmijëve kur në shtëpinë modeste – dhomë në kodër dhe në një pyll të ndërtuar në një terren të paarritshëm, ata nuk kishin kushtet më themelore – ujë dhe energji elektrike.

Baby Boo