Fëmijët e Prishtinës s’kanë ku të argëtohen: Të rriturit ndezin nga një cigare dhe luajnë në hapësirat e tyre (VIDEO)


Tre të rijnë janë xhiruar duke u zbavitur në një park të lodrave të fëmijëve në Prishtinë. Përveç që ulën në to, të rinjtë ndezin nga një cigare dhe fillojnë që të luhaten në to.

Në faqen e Facebook’ut, ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, është publikuar një video sa qesharake aq edhe e dhimbshme.

Pamjet të cilat janë publikuar shihen tre të rijnë të cilët ulën në një park të lodrave të fëmijëve në Prishtinë.

Ata fillimisht ndezin nga një cigare dhe më pas luajnë me lodrat e fëmijëve. Dy prej tyre luhaten në luhatëset e fëmijëve dhe njëri prej tyre në një lodër tjetër.

Video është komentuar shumë nga qytetarët, ku personat që janë xhiruar janë kritikuar pasi që lodrat aty mund të prishen me shumë lehtësi.

Nuk dihet se në cilën pjesë të kryeqytetit është bërë kjo video.

Baby Boo