‘Fëmijët e Kurtit nuk flasin shqip’: Blerim Latifi i përgjigjet Ganimete Musliut


Filozofi Blerim Latifi, i ka reguar Musliut pas deklaratave të deputetes Ganimete Musliu që tha për Kurtin se është kryeministri i parë shqiptar, fëmijët e të cilit nuk flasin shqip.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se edhe Ismaili Qemaili e kishte gruan greke dhe fëmijët e tij flisnin greqisht.
“Ka edhe shumë e shumë raste të tilla. Ndërkaq, ka me qindra shembuj të tjerë për shqiptarë që nanë e babë i kanë pasur shqiptarë, por gjithë jetën e tyre u kanë shërby armiqve të kombit shqiptar. Ashtu siç sot ka sa e sa zuzarë që gjuhën shqipe dhe shkronjat e saj i përdorin kundër vetë kombit shqiptar”, tha ai.

Ky është postimi i plotë:
”Ismail Qemali e kishte gruan greke dhe fëmijët e tij flisnin greqisht në fillim, por kjo nuk e kishte penguar që ai të vihej në krye të lëvizjes kombëtare që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Pandeli Sotiri ishte i martuar me greke, por kjo nuk e pengoi që ai të bëhej patrioti i parë që hapi shkollën e parë laike shqipe në historinë e kombit shqiptar. Hasan Prishtina e kishte gruan ukrainase, por kjo nuk e pengoi që ai të luftonte gjithë jetën e tij për lirinë dhe të drejtat e kombit shqiptar. Ka edhe shumë e shumë raste të tilla. Ndërkaq, ka me qindra shembuj të tjerë për shqiptarë që nanë e babë i kanë pasur shqiptarë, por gjithë jetën e tyre u kanë shërby armiqve të kombit shqiptar. Ashtu siç sot ka sa e sa zuzarë që gjuhën shqipe dhe shkronjat e saj i përdorin kundër vetë kombit shqiptar. Nuk mund të luftohet Kurti me budallallëqe të tilla rreth gruas e vajzës së tij. Pikë.

Baby Boo