Fëmijët e Haracinës detyrohen të mësojnë maqedonisht: “Makedoncite se boraat za svoite pravdini”


Një skandal po tronditë Maqedoninë, një pjesë e madhe e fëmijëve shqiptar nga Komuna e Haracinës detyrohen të mësojnë maqedonisht për shkak se në këtë komunë nuk ka asnjë cerdhe dhe institucion parashkollor nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Vjershat dhe tregimet ekskluzivishtë fëmijët shqiptar nga 2 deri më 5 vjet i mësojnë  maqedonishtë në formë të detyruar, pasi cerdhet në qytetin e Shkupit, dhe sidomos në Maxhari dhe Hasanbeg janë vetëm në gjuhën maqedoonase, ku gravitojnë me qindra fëmijë shqiptar.Mësohet edhe himni maqedonas, por jo edhe ai shqiptar.

Një prind shqiptar nga Haracina përmes portalit  tonë shpreh shqetësimin e tij se djali i tyre këndon vetëm këngë maqedonase” Makedoncite se boraat za svoite pravdini e  këndon himnin e Maqedonisë. E ka ngatru krejt gjuhën, as shqipen as maqedonishten sun e fol. Kjo është katastrofë na morën në qaf fmit tonë. E lusim kryetaren e komunës të hap urgjentisht një cerdhe shqip. Besoj se shumë fëmijë të cilët dojnë të mësojn shqip, e jo maqedonisht. Tek e fundit pse luftum në vitin 2001, për me fol shqip e jo maqedonisht. Turpi na mbloj me këta që i kemi zgjedh. Unë jam për protesta të mëdhaja, le ta merr vesht bota se në Haracinë dhe Hasanbg ku jetojnë mbi 20.000 shqiptar nuk kanë cerdhe fmit e tyre”, shprehet i revoltuar, prindi nga Haracina.

 

Kryetarja e komunës,së Haracinës, Milikije Halimi nga rradhët e LSDM-së ende nuk mund të bind kryeministrin Zaev dhe ministren Mila Carovska që të hap një cerdhe në Haracinë, ku fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare shqip, e jo maqedonisht.

Deri tani mësohet se kryetarja e komunës nuk ka bërë asnjë shkresë zyrtare te Ministria për Punë dhe Politikë  sociale për hapjen e një cerdheje.

Madje për një cerdhe, për objektin mund të bëjnë qytetarët e edhe me vetëfinancim, pasi qëllimi është human dhe kombëtar, pasi qindra fëmijëve të komunës së Haracinës ju merret e drejta të mësojnë vjershat dhe tregimet në gjuhën shqipe, por detyrohen të mësojnë maqedonisht./AmerikaRadio

Baby Boo