Fëmijë të vegjël dhe gra pushtojnë rrugët nacionale shqiptare për të shitur shalqinj


Gra dhe fëmijë kanë mbushur anët e rrugëve nacionale për të shitur shalqinj.
Është koha e prodhimit të tyre dhe në Lushnje ka me shumicë. Gabrieli sapo ka mbaruar klasën e tetë dhe ka zënë njërin vend në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë.

Gjatë kohës që dy prindërit janë në punë, Gabrieli qendron nën tendën e improvizuar për hije, në pritje të ndalimit të një makine.

Në krahun tjetër të rrugës, përballë djalit 14-vjeçar tregtojne Mira dhe Aishja, dy gra kryefamiljare. Të dyja kanë peshën më të madhe në familje, pasi njëra duhet të ushqejë tetë fëmijë dhe tjetra nëntë veta.

Kushdo që kalon për në Jug të vendit nuk i shpëton kjo pamje. Prodhues dhe tregtarë, burra, gra dhe fëmijë, konkurojnë njëri-tjetrin duke shitur shalqinj. Ndalojnë edhe turistë të huaj por këta shitës nuk dinë gjuhë të huaja dhe blerësi largohet..

Janë rreth 30 pika shitjeje të frutave për gjatë 10 km të autostradës nga Lushnja në rotondon e Çermës. Kjo mënyrë të tregtuari ushtrohet prej katër vitesh në zonë për shkak të mungesës së gjetjes së tregut për shitjen e prodhimeve të sezonit. /abcnews

Baby Boo