Fëmija i gjetur në Manastir, është i një nëne 18 vjeçare nga Tetova


Nëna e foshnjës që u la para Shtëpisë së fëmijëve në Manastir ka qenë nga Tetova, vërtetuan nga policia e Manastirit.

Ajo është adoleshente dhe për disa muaj mbush 18 vite. Pasi që hetimi u zgjerua në qytetet tjera, polica zbuloi se foshnja ka lindur në Spitalin e Tetovës.

Gjurma e parë për këtë ka qenë shenja që e ka pasur foshnja pas lindjes.

Foshnja gjendet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia disa ditë gjurmoi pas identitetit të nënës. Pse foshnja është lënë dhe në cilën mënyrë do të vërtetohet pas hetimit, në ndërkohë policia po paralajmëron padi kundër nënës dhe personave tjerë të involvuar në këtë rast

Baby Boo