Fëmija bie nga furgoni me shpejtësi, shpëton pa dëmtime – VIDEO


Dy prindër kanë hedhur aksidentalisht nga furgoni fëmijën e tyre 10 muajsh pasi nuk e kishin siguruar në sediljen e pasme si edhe kishin lënë derën e furgonit hapur.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë dallohet momenti kur fëmija bie nga furgoni, e disa sekonda më pas pranë tij afrohen disa njerëz që e marrin për ta hequr nga rruga.

Prindërit e fëmijës raportohet se kishin vënë re mungesën e fëmijës vetëm pasi kishin ndaluar në një kryqëzim.

Pasi u bashkua me prindërit, fëmija u dërgua në spital

http://www.dailymotion.com/video/x6ifw7z

Baby Boo