Fejza: “Të rinjtë nuk kanë nevojë të marrin stimulues për se*ks, krejt çka u duhet atyre… “


Sek*sologu kosovar Hajrullah Fejza sa ishte i ftuar në Radio Klan FM ka thënë se marrëdhënia sek*suale nuk bëhet veç për të krijuar pasardhës por edhe për kënaqësi.“Sek*si nuk bëhet veç për riprodhim por bëhet edhe për kënaqësi. Për me bo se*ks për kënaqësi duhet me ditë me eksploru, me ditë me mbajtë ndezë zjarrin e dashnisë dhe zjarrin e të bërit se*ks”, ka thënë Fejza.

Sipas tij, marrëdhënia sek*suale është një aktivitet i rëndë fizik dhe bëhet në përputhje me moshën dhe gjendjen shëndetësore të personit.“Sek*si është aktivitet fizik goxha i randë dhe duhet me përformu karshi moshës, gjendjes shëndetësore që e ka dhe rrethanave tjera për secilin person”, ka shtuar ai.Fejza po ashtu theksoi se asnjë çift nuk mund të kalojë jetën së bashku nëse nuk janë të aftë sek*sualisht.

Sipas sek*sologut, shumica e divorceve ndodhin për shkak të mospërshtatjes në aktivitetin sek*sual ndërmjet partnerëve.“Edhe divorcet tash shumica e tyre bëhen pikërisht për shkak të mospërputhjes ose mospërshtatjes në aktivitetin sek*sual”, ka vazhduar ai.Fejza tha se njerëzit që jetojnë në vende ku nuk ka zhvillim të teknologjisë, ku nuk ka stres të punës e shkollimit, shprehen më lirshëm në aspektin sek*sual.Ai foli edhe për edukimin seksual, për të cilin tha se duhet të futet si lëndë e veçantë nëpër shkolla.“Ministria e Arsimit po bën përpjekje me e futë edukimin sek*sual aty-këtu nëpër landë të caktume. Edukimi i mirëfilltë sek*sual fillon kur landa e edukimit sek*sual bëhet landë e veçantë, kur profesorët edukohen për me e mbajtë landën e edukimit sek*sual dhe ku nxënësi notohet për mësimet që i ka marrë mbi edukimin sek*sual. Vetëm atëherë mund të thuhet se edukimi sek*sual është i mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë sek*sologu.

Fejza tha se të rinjtë nuk kanë nevojë të marrin stimulues për se*ks të tilla si mjaltë viagra e çokollata. Krejt çka u duhet atyre sipas sek*sologut, është një partner i mirë.“I kisha këshillu të rinjtë se nuk keni nevojë për mjaltë, nuk keni nevojë për çokollata, krejt çka ju duhet është një partner i mirë, një riorganizim i njohurive për sek*sualitetin, dhe qasja në bashkëpunim me partnerin”, ka shtuar ai.

Baby Boo