Federata zvicerane u kërkon falje shqiptarëve


Federata zvicerane e futbollit, ka kërkuar falje ditën e sotme, pas deklarateve të Sekretarit të Përgjithshëm, Aleks Misher, rreth futbollistëve me origjinë shqiptare që kanë shkaktuar shumë polemika në Zvicër.

Është vetë presidenti Peter Zhilieron, që mban qëndrimin zyrtar të federatës.

“FZF është një organizatë që mbron të gjithë futbollistët e saj, pavarësisht kombësive të shumta. Na vjen thellësisht keq që qytetarët të cilët vijnë nga një kombësi tjetër janë fyer nga deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm”.

“Thelbësor për ne, mbetet promovimi i të gjithë futbollistëve, pavarësisht se nga cila kombësi ata vijnë. Po bëjmë një analizë të hollësishme për këtë që ka ndodhur”, shkruhet në deklaratën e Federatës Zvicerane të Futbollit.

Baby Boo