FC Shkupi, zyrtarisht kampion i Maqedonisë


Sot u zhvilluan përballjet e javës së 33-të, dhe të fundit për këtë sezon në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Është një javë formale , pasi që të gjitha paqartësitë ishin të mësuar një javë më parë, me FC Shkupin, që morri titullin kampion, ndërsa Shkëndija dhe Akademia Pandev me biletë të siguruar për garat evropiane.

Ndërkohë Skopje dhe Tikveshi do të luajnë sfidat e balotazhit për mbijetesë, ndërsa nga Liga e Parë do të largohen Pelisteri dhe Boreci. Në sfidat e javës së fundit, FC Shkupi mundi Akademia Pandevin me 3-0, ndërsa Struga Trim Lum u ndal në barazim 1-1 me Shkëndijën. Ndërkohë Renova mundi Borecin me 5-1, ndërsa Skopje me 4-1 shënoi fitore ndaj Bregallnicës. Rabotniçki mundi Pelisterin me 2-1, ndërsa Tikveshi shënoi fitore 2-1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.

Liga e Parë – java 33:
FC Shkupi 3-0 Akademia Pandev; Struga Trim Lum 1-1 Shkëndija; Borec 1-5 Renova; Skopje 4-1 Bregallnica; Rabotniçki 2-1 Pelisteri; Tikveshi 2-1 Makedonija Gj.P.

Baby Boo