Fauci paralajmëron një variant më të rrezikshëm se Delta


Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të zhvillojnë një lloj të koronavirusit që është më vdekjeprurës sesa varianti Delta, në rast se amerikanët nuk vaksinohen plotësisht, ka deklaruar eksperti i infeksioneve Anthony Fauci.
“Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me përqindje të ulëta të vaksinimit, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta ose madje nuk ka fare simptoma.

Dhe kur i jepni një mundësi të mjaftueshme për të ndryshuar, herët a vonë mund të merrni një variant tjetër. ”shtoi ai.
Eksperti paralajmëroi se një variant i ardhshëm mund të jetë më ngjitës dhe i transmetueshëm.
Ai gjithashtu tha se një mutacion i tillë mund të jetë rezistues ndaj vaksinës.

Baby Boo