“Faturën e ke pagu në vitin 1999”: Invalidi i UÇK’së operohet falas nga kirurgu, i hiqet copa e gra*natës që prej lu*ftës


Kirurgu torakal, Nazmi Kolgeci, ka operuar invalidin e UÇK’së, Zeqir Hoxha, duke i hequr copën e gr*anatës të cilën e kishte që 20 vite në trup.
Këtë e ka bërë të ditur vet ish-ushtari i UÇK’së, Zeqir Hoxha në Facebook, duke e falënderuar doktorin Kolgeci për kujdesin dhe ka treguar se operimin e ka bërë pa pagesë.

Unë invalidi i UÇK’së Zeqir Hoxha, e falënderoj mjekun kirurgun Nazmi Kolgeci, i cili sot më operojë copën e granatës të cilën e kisha që 20 vite, që nga koha e lu*ftës. Para një jave më dha presion dhe orët e vona me urgjencë më kanë dërgu në Spitalin e Prizrenit. Me udhëzim të mjekëve më udhëzuan për te kirurgu Nazmi Kolgeci dhe ky pa asnjë hezitim sot më operojë dhe pa asnjë shpenzim, pagesë, ku e falenderojë shumë nga zemra”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Në postimin e publikuar nga Hoxha, ka komentuar doktori Kolgeci ku me një fjali të shkurtër ka treguar se cila ka qenë arsyeja se pse ai e ka operuar atë pa pagesë.
“O Zeqë faturën e ke pagu në vitin 1999”, ka shkruar Kolgeci.
Ndryshe doktori në fjalë punon edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Baby Boo