Fatri, njeriu fluturues nga Kosova


Fatri Jusufi është një sportist i veçantë nga Kosova. 41-vjeçari ka dhjetë vjet që është i përfshirë në një sport të rrallë – parashutizëm.

Mirëpo, sporti të cilit i është përkushtuar në pesë vjetët e fundit, bën që Fatri të jetë unik, i vetmi në Kosovë.

Bëhet fjalë për “wingsuit” apo kostum i ajrit, sport ky që po përhapet me shpejtësi të madhe dhe po e pushton çdo vend të botës. Wingsuit është disiplinë që futet në kategorinë e sporteve ekstreme, pasi nëpërmjet këtij kostumi njeriu mund të shijojë fluturimin.

“Rënien vertikale ne e përkthejmë në fluturim horizontal”, shpjegon Jusufi fluturimin me anë të wingsuit. “Pra, i bie që për një metër rënie vertikale, fluturon tri metra horizontalisht”.

Wingsuit është një kostum me dizajn aerodinamik dhe nga materiali që mbushet me ajër përmes xhepave. Gjithashtu, ka edhe një parashutë.

Baby Boo